Flash News

E-TJERA

Ramadani futbollisti që ka vrapuar më shumë në Euro 2024

Ramadani futbollisti që ka vrapuar më shumë në Euro 2024

Ylber Ramadanit  është  lojtari që ka vrapuar më shumë, përgjatë fazës në grupe në Euro 2024.

Sipas Transfermarkt, Ylber Ramadani është futbollisti që ka përshkuar më shumë kilometra në tri ndeshjet e para.

Mesfushori i Lecces, pikë shumë e rëndësishme e Shqipërisë së Sylvinhos, ka vrapuar në total 37.5 km, duke qenë i pakonkurreshëm në këtë aspekt.


Golashënuesi më i mirë deri tani është sulmuesi i Gjeorgjisë, Mikautadze, me 3 gola, ndërsa dribluese më i mirë francezi Dembele me 22 driblime.

Spikat Cristiano Ronaldo në dy aspskte: është lojtari që ka pasur më shumë tentativa drejt portës (12), por edhe ai që është kapur më shumë herë në pozicion jashtë loje (5).


Sesko i Sllovenisë është lojtari më i shpejtë, pasi ka arritur shpejtësinë 35.9 km/h, ndërsa Toni Kroos i kryeson për numrin total të pasimeve të sakta: 326.

Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, kryeson me numrit e pritjeve (20), ndërsa mbrojtësi i Sllovenisë, Bijol, është lojari që e ka spastruar më shumë herë zonën (27).

Të fundit