Flash News

E-TJERA

“Ramën e njoh mirë”, Haxhiu: Kujdeset mos t'i dalin sekretet. Dëshironte kontrollin e SPAK-ut

“Ramën e njoh mirë”, Haxhiu: Kujdeset mos t'i dalin

Analisti Baton Haxhiu ka folur për raportet me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në Syri tv, Haxhiu tha se Edi Ramën e njeh shumë mirë ndërsa shtoi se ai kishte dëshirë për të pasur kontroll mbi SPAK-un.

“Rama është prej njerëzve që më dëgjon por nuk debaton në tavolinë. Ai është prej atyre që nuk të jep përgjigje aty për aty. Kujdeset që mos t'i dalin sekretet. Rama jep zemrën. Bën politikën e njeriut dhe e ka profesion që krijoi ideologji. Ndër shqiptarët që jetojnë në Tiranë, e njoh më së miri”, tha ai.

Duke u ndalur tek përplasjet Rama-Kim për kreun e ri të SPAK, Haxhiu tha se çdokush që është në pushtet ka dëshirë që së paku nëse jo nën kontroll, ta ketë në mbikëqyrje institucionin e drejtësisë.

“Institucioni i drejtësisë krejt i pavarur i bën të vështira veprimet politike. Një institucion i pavarur gjithashtu është balancues i demokracisë. Dëshira e Edi Ramës ka qenë që së paku t’i njohë njerëzit që janë në SPAK”, tha Haxhiu.


 

Të fundit