Flash News

E-TJERA

Ramës nuk i del e keqja me Thethin, shkon shemb dhe 8 ndërtime të tjera

Ramës nuk i del e keqja me Thethin, shkon shemb dhe 8 ndërtime të

Pas shembjes së rreth 70 objekteve dhe bujtinave në kulmin e sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka dërguar sërish IKMT në Theth.

Bëhet me dije se mëngjesin e e kësaj të shtune fadromat kanë zbarkuar në Theth ku pritet të prishin rreth 8 objekte të tjera, mes tyre edhe struktura akomoduese të ngritura nga banorët vendas.

Mësohet se fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol. Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri.

Ky aksion ashtu sikurse dhe i pari është kundërshtuar nga banorët e zonës, por kjo nuk i ka ndalur fadromat të vazhdojnë me shembjet. 

Banorët kanë akuzuar qeverinë për hipokrizi, duke u shprehur se shteti që i ftoi të investonin tani po ju shaktërron mundin e shumë viteve.

Edhe pse kreu i qeverisë deklaronte më herët se shembjet nuk përfshijnë ndërtimet e banorëve të zonës por për individët që ndërtojnë për fitime, fjalët e tij bien ndesh me realitetin pasi janë shembur kryesisht bujtina familjare.

Të fundit