Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ramës s’i del inati me bojkotin e darkës, shfryn mbi KiE: I ratë shkurt, fakte lesh, shqiptarët lesh e li

Ramës s’i del inati me bojkotin e darkës, shfryn mbi KiE: I

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në një takim në Gjirokastër ku ka folur sërish për anulimin e darkës në Strasburg pas mbledhjes së Këshillit të Evropës.

Rama foli me një gjuhë aspak të përshtatshme teksa ju drejtua të gjithë deputetëve të cilët vendosën ta bojkotojnë darkën, pas fjalimit që Rama mbajti para KiE.

“ishte si nota në provim. Ishin disa të ftuar, e kishin konfirmuar. I thashë ‘paskemi dalë mirë në provim se u shqetësuan’. Duhet të shqetësohen, ta kujtojnë që është një turp, o ta mbajnë o ta lënë. Ne nuk e mbajmë”, u shpreh Rama. 

Referuar edhe raportit të Dick Martyt, Rama tha se Këshilli i Evropës i ka rënë shkurt duke ngritur një akuzë për Shqipërinë pa prova dhe fakte. “I patë sa shkurt i kishte rënë Këshilli i Evropës “trafikim organesh në Shqipëri”. Shkurt, prova lesh, fakte lesh, viktma lesh, dëshmitarë lesh, ama Shqipërinë, shqiptarët lesh e li, me një akuzë që në atë kohë doli në të gjitha mediat”, tha Rama.

Të fundit