Flash News

E-TJERA

Ranë në humnerë/ Nxirret pas disa orësh trupi i pajetë i turistit gjerman në Valbonë, 29-vjeçarja me helikopter në spital

Ranë në humnerë/ Nxirret pas disa orësh trupi i pajetë

Pas disa orësh kërkime, janë gjetur turistët gjermanë të cilët ranë në një humnerë teksa po eksploronin në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, pas kërkimeve është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të turistit D. J., ndërsa turistja e plagosur 29 vjeçe është transportuar me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.

Sipas policisë, turistët duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur me dëborë, kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar, duke bërë që njëri prej tyre të humb jetën.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.

Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave”, sqaron policia.

Të fundit