Flash News

E-TJERA

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën nëna me dy vajzat në Fushë Arrëz, djali mbetet i lënduar

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën nëna me

Një humbje e trefishtë brenda një familje ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz. Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktimat janë: Prendushe Kola 42-vjeç, Sidorela Kola 18-vjeç, dhe Emiljana Kola 15-vjeç.

Njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.

Për të parë se çfarë ndodhi motrën e saj shkoi 18-vjeçarja e më pas e ëma, të cilat patën të njëjtin fat si Emiljana sapo prekën dorezën e derës së tualetit.

I pranishëm raportohet se ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit