Flash News

E-TJERA

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërrojnë jetë burrë e grua në Vlorë

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërrojnë

Një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë u shënua sot pasdite në fshatin Resulaj në Vlorë. Mësohet se viktimat janë Eqerem dhe Mynyre Zykaj. 

Sipas njoftimit zyrtar nga policia,bashkëshortët 80 dhe 75 vjeç, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë, kanë humbur jetën.

“Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45,  shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur  në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit