Flash News

E-TJERA

“Range Rover-i” bie në humnerë në Tiranë, humb jetën pasagjeri

“Range Rover-i” bie në humnerë në Tiranë, humb

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Një makinë Range Rover ka rënë në humnerë e për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një 33-vjeçar është dërguar në spital. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

"Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar. Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit