Flash News

E-TJERA

“Range Rover” përplas motorin në Fier, drejtuesi në gjendje të rëndë

“Range Rover” përplas motorin në Fier, drejtuesi në

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një shtetas që lëvizte me motor.

I aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti u regjistrua në rrugën “Mujo Ulqinaku” pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, autmjeti tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Personi i dëmtuar, shtetasi L. Ç., 59 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.

Të fundit