Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
“Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj

Përgjimet e kryera nga SPAK në muajt mars dhe prill të vitit 2023 në kuadër të hetimit të kontratës koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës duket se qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe miku i tij, Ermal Kurtulaj.
Në atë kohë Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, detyra e së cilës ishte menaxhimi me efikasitet i fondeve të donatorëve, ndërsa Kurtulaj ishte koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.
Kur ishte ministër, Beqaj nënshkroi një sërë kontratash koncesionare kontroverse në sektorin e shëndetësisë, dy prej të cilave, ajo e sterilizimit dhe check-up-it janë nën hetim.
Ai i’a doli t’u shmangej përgjegjësisë penale për vite me radhë për këto afera deri në mars 2024, kur SPAK përfundoi hetimet për kontratën e sterilizimit dhe i njoftoi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Megjithatë, ishte dyshimet për abuzime me fondet e BE-së që do të dërgonin pas hekurave ish-ministrin socialist.
Beqaj u arrestua më 4 korrik me kërkesë të SPAK që e akuzon për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me disa procedura prokurimi të kryera nga SASPAC, si dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private në restorantin Gzona, si dhe përdorimin e një automjeti.
Sekuestrimi i një kompjuteri në banesën e të hetuarit Ermal Kurtulaj, i dyshuar si bashkëpunëtor i ngushtë i Beqjas në abuzimin e fondeve të BE-së, u kthye në një ‘thesar’ provash për SPAK, për të vendosur nën akuzë dhe më vonë në pranga ish-ministrin e Shëndetësisë.
Sipas SPAK, Beqaj nuk ka deklaruar interesat pasurore në restorantin Gzona, që gjendet në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – zonë historike e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanit dhe kulinarisë.
Aktualisht restoranti Gzona është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.
Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura. Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.
Megjithatë, nga analizimi përgjimeve, provave të administruara në kompjuterin e Kurtulajt në të cilat pasqyrohen bilancet e restorantit Gzona, dëshmive të personave nën hetim dhe atyre të dyshuar se kanë dijeni mbi ngjarjen, të krahasuara dhe më të dhënat bankare e të institucioneve tatimore, duket se një prej pronarëve fundorë të këtij aktiviteti është Ilir Beqaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj, shfaqet si ndihmësi i tij jo vetëm në punët e biznesit, por dhe të veprimtarisë politike.
Beqaj dhe Kurtulaj i kanë mohuar akuzat dhe kanë apeluar çështjen. Edhe pse ka ofruar garanci pasurore, Gjykata e Posaçme e Apelit e ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit për tu liruar me kusht. Në paraburgim është mbajtur dhe bashkëpunëtori tij I ngushtë, Errmal Kurtulaj.
Përfaqësuesi ligjor i Ilir Beqajt, avokati Ermal Yzeiraj, i tha BIRN gjatë një bisede telefonike se në këtë fazë të hetimit ka detyrimin të mos japë qëndrim apo detaje lidhur me rrethanat e çështjes. Megjithatë, ai deklaroi se për të gjitha akuzat e ngritura kanë një përgjigje dhe se “mezi po presin të përballen me prokuroren e çështjes në gjykatë”.
Yzeiraj e cilësoi jo ligjore masën e sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj Beqajt duke e cilësuar të qëllimshme. Sipas tij, kjo u bë me qëllim për të penguar Beqajn në ‘betejën’ e tij për çështjen e sterilizimit dhe për të dëshmuar në komisionin parlamentar hetimor të ngritur për të hetuar atë dosje.
“Është dhe viktimë me qëllim për të krijuar statistika”, tha Yzeiraj dhe nënvizoi se dhe vetë gjykata thotë se ka zero korrupsion.
Ilir Beqaj investitor
Administrator i shoqërisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, ka qenë fillimisht Elis Makaj, i cili më herët ka qenë punonjës i Delta Pharma-Al, në pronësi të Eduard Currajt, i cili e bleu në shtator të vitit 2022 restorantin Gzona. Sipas ekstraktit historik të shoqërisë, rezulton se me vendimin e tij, Curraj emëroi në nëntor të 2022-it si administrator Gazmend Prengën.
I pyetur në dhjetor të 2023-it si person që ka dijeni, Gazmend Prenga ka deklaruar para hetuesve se kishte rreth tre vjet e gjysmë që ishte punësuar në bar restorant Gzona, ku veç detyrës si administrator, ishte njëkohësisht kryekamarier. Ai ka pohuar se ishte punësuar aty nga Ermal Kurtulaj.
“Unë jam vendosur administrator nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Në momentin që jam vendosur administrator Eduart Curraj ka qenë pronari i lokalit ndërsa më para nuk e di se kush ka qenë pronari pasi në atë periudhë unë kam qenë kamerier, nuk kam pasur kontakte me dokumentacionin”, ka shpjeguar Prenga duke shtuar se kontaktet në atë periudhë i kishte pasur me Elis Makajn, që ishte administratori.
Në vijim, Prenga ka shpjeguar se në dijeninë e tij, Kurtulaj ka mbajtur një rol menaxheri dhe se më saktë, ka pasur rol si ndërmjetës, i cili bënte intervistat e punonjësve, kishte lidhje me disa furnitorë dhe kishte pjesën e sistemeve kompjuterike.
Për Ilir Beqajn dhe bashkëshorten e tij, Prenga ka deklaruar se i njeh si klientë të lokalit që nga koha kur kishte filluar punën.
Dëshmia e Prengës vlerësohet prej Prokurorisë se mbështet të dhënat mbi kontrollin dhe zotërimin e restorantit Gzona nga Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj, të marra “së bashku me të dhënat e gjetura gjatë kontrollit të banesës dhe këqyrjes se dokumenteve të gjetura në kompjuterin personal të personit nën hetim Ermal Kurtulaj”.
Bazuar në pasqyrat financiare të kësaj shoqërie rezulton se janë kryer investime nga ortakët në vitin 2019, nga të cilat rreth 100 mijë euro dyshihet se janë injektuar në biznes nga ish-ministri i Shëndetësisë.
SPAK konstaton se nga provat e administruara duket se rezultojnë të dhëna mbi investime të kryera nga Ilir Beqaj, i cili dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 shumat 21 mijë e 411 euro dhe 4.6 milionë lekë, si dhe se ka kryer pagesa në formën e shpenzimeve qira e të tjera, në drejtim të shoqërisë “Toptani” sh.p.k, në total në shumë 34 mijë e 783 euro.
Ndërkohë, Beqaj nuk i ka deklaruar në vitet 2019 dhe 2020 këto shpenzime dhe investime në ILDKPKI, sipas kërkesave të ligjit për deklarimin e pasurive nga ana e funksionarëve shtetërorë.
Po ashtu, nga të dhënat e administruara, janë krijuar dyshimet se Beqaj ka ruajtur interesa pasurore në këtë shoqëri edhe gjatë kohës së qenies së tij si drejtor i përgjithshëm i SASPAC-ut, pavarësisht se bashkëshortja e tij, shtetasja Adriana Beqaj, është larguar si ortake në mënyrë përfundimtare prej janarit të 2020-ës.
Këtë dyshim, prokuroria e mbështet në provat e siguruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kurtulajt dhe konkretisht në të dhënat e gjetura në kompjuterin e tij.
Në aktet e paraqitura në gjykatë nga ana e SPAK, për kërkimet e caktimit të masave të sigurisë, parashtrohet se nga kqyrja e dokumenteve të gjetura në kompjuterin e Kurtulajt, ka rezultuar se ai administron dokumentacion dhe të dhëna mbi aktivitete në lidhje me punën, me aktivitetet politike si dhe bizneset familjare të Ilir Beqajt, që çmohet se dëshmon marrëdhënien e afërt të besimit dhe bashkëveprimit mes tyre.
Po ashtu, janë gjetur dokumente dhe prova që lidhen me veprimtarinë e restorant Gzona, të cilat tregojnë veprimtarinë e drejtpërdrejtë të Kurtulajt për administrimin e këtij subjekti, si dhe dëshmi për lidhjen e ngushtë të Ilir Beqajt me këtë veprimtari. Prokuroria vlerëson se të dhënat ngrenë dyshime se veprimatria e Kurtulajt është në funksion të interesave të Beqajt.
Konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar faturë tatimore shitje e dhjetorit 2019 e Telekom Albania me blerës Ilir Beqaj për një “Iphone 11 pro max 64 GB”, e firmosur nga Ermal Kurtulaj; formular pajtimi me kompaninë ONE nga Ilir Beqaj për dy numra telefonikë të lëvizshëm; kontratë për emetimin e kontratës së parapaguar e prillit 2022 në emër të Ilir Beqajt, lidhur me Credins Bank; faturë e Credins Bank në emër të Ilir Beqajt në korrik të vitit 2019 dhe urdhër xhirimi po në emër të tij; faturë tatimore shitje e ONE në shkurt të vitit 2022, në emër të Ilir Beqajt; një zarf i bardhë me mbishkrimin Credins Bank, brenda të cilit gjenden dy fletë me shënime për Ilir Beqaj dhe shkresa të bankës Credins.
Po ashtu janë gjetur të dhëna pë veprime financiare të bashkëshorte së ish-ministrit, Adriana Beqajt, si faturë mandat arkëtimi në Credins Bank në shtator të vitit 2020; mandate bankare për vitet 2016-2021, gjithsej 20 fletë; dy kontrata bankare në emër të saj, të tetorit 2016 për dy llogari rrjedhëse; dokumente nga ProCredit Bank dhe urdhër pagesa të ndryshme për Adriana Beqajn; certifikatë martese e nëntorit të vitit 2018 e Adriana dhe Ilir Beqaj, e të tjera dokumente.
Sipas prokurorisë rezulton një numër i konsiderueshëm dokumentesh me të dhëna mbi restorantin “Gzona”, prej krijimit të këtij aktiviteti, mbi investimet e realizuara mbi këtë restorant, përfshi ato të innjektuara nga Ilir Beqaj.
Të dhënat mbi xhirot ditore për vitet 2019-2022, shpenzimet e kryera nga Ilir Beqaj dhe Dorian Sadiku, një nga ortakët e shoqërisë “Delta Pharma” shp.k, janë regjistruar veçmas, me qëllim rakordimin më pas të tyre.
Nga këqyrja e dokumenteve në kompjuter, për investimin fillestar në këtë restorant, është konstatuar një dokument ‘exel’ me emërtimin ‘Gzona TOTAL’ dhe me datë të fundit të ruajtjes, 6 dhjetor 2019, ku janë gjetur të dhëna mbi investimet e Beqajt në vitin 2019.
Për të provuar nëse kanë qenë reale të dhënat e gjetura në kompjuterin e Kurtulajt, prokuroria i ka krahasuar me të dhënat sipas deklarimeve të kryera në organet tatimore nga subjekti ‘Albanian Food And Hospitality Lab’ (Gzona), për secilin nga furnitorët e evidentuar në këtë tabelë, si dhe me të dhënat bankare.
Po ashtu, është saktësuar data se kur restoranti ka filluar të gjenerojë të ardhura nga shitjet e kryera. Sipas libirit të shitjeve, janë pasqyruar shpenzime me të dhënat si në tabela, fakte që sipas prokurorisë tregojnë se të dhënat e gjetura në kompjuterin e Kurtulajt janë reale.
“Ka rezultuar se vlerat e deklaruara në librat e blerjes të subjektit ‘Albanian Food and Hospitality Lab’/Gzona, përputhen në pjesën më të madhe me vlerat e shënuara në tabelat e gjendura në dokumentin excel me emërtimin ‘Gzona TOTAL’, duke mbështetur në këtë mënyrë faktin se të dhënat e këtyre tabelave janë të vërteta dhe reale”, citohet në aktin e Gjykatës së Posaçme.
Sipas prokurorisë, në vijim të dhënat e tabelave të gjetura dhe ato të deklaruara në librat e shitjes janë krahasuar dhe me ato që rezultojnë nga lëvizjet bankare të kyera për llogari të bar restorantit Gzona, prej nga ka rezultuar se shoqëria e ka filluar aktivitetin shumë kohë më vonë nga krijimi i saj dhe për pasojë nuk ka pasur të ardhura te veta të realizuara nga shitja, për t’u investuar më pas.
Duke iu referuar raportit ndërmjet investimeve të kryera nga Eduart Curraj dhe Ilir Beqaj, prokuroria vlerëson se ka dyshim të arsyeshëm se ish-ministri zotëron interesa pasurore mbi bar restorantin Gzona, të paktën rreth 19.4 % të vlerës se investimit, pasi ka investuar në total 56 mijë e 194 euro dhe 4.6 milionë lekë, ndërsa pronari de juro, Eduard Curraj ka investuar 265 mijë euro dhe 15.6 milionë lekë, ose 80.6 % të investimit.
Të dhëna të tjera kompromentuese për Beqajn në këtë biznes, janë gjetur dhe gjatë kontrollit të ushtruar tek restorant Gzona. Nga verifikimi mandat arkëtimeve të ndryshme që përmbajnë të dhëna për veprime financiare të kryera nga i hetuari Ermal Kurtulaj, kanë rezultuar fakte mbi raportet dhe interesat e Ilir Beqajt në këtë shoqëri.
Sipas SPAK, të dhënat tregojnë se Beqaj ka vepruar nëpërmjet Ermal Kurtulajt.
Këto konkluzione janë mbështetur dhe në rezultatet e përgjimeve telefonike të kryera ndaj Kurtulajt, kqyrja e apartatit të telefonit celular të tij e të Ilir Beqajt dhe Gazmend Prengës. Vlerësohet se nga përgjimet rezulton se Kurtulaj ka qenë administratori faktik i restorantit Gzona, pasi ai ka shfaqur sjellje si i tillë me administratorin ligjor Gazmend Prenga dhe punonjësit e tjerë. Kjo, përforcohet dhe nga fakti se janë gjetur të dhëna që tregojnë se Ilir Beqaj i ka mbajtur komunikimet me punonjësit e këtij restoranti nëpërmjet Kurtulajt.
Nga përmbajtja e një bisede telefonike mes tyre Kurtulajt dhe Prengës, duket se ka lidhje me shënimet e gjetura në një bllok të sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në restorant Gzona.
Po ashtu, nga këqyrja e të dhënave të aparatit të telefonit të Gazmend Prengës, janë gjetur të dhëna që dëshmojnë rolin e Beqajt si person që ka interesa të vetat pasurore mbi restorantin Gzona.
Në vijimësinë e komunikimeve të muajit të fundit dhjetor 2023, nga analizimi i bisedave të kryera nga Ermal Kurtulaj me Ilir Beqajn, nëpërmjet telefonit të shoferit të këtij të fundit, nga bisedat kuptohet se kanë folur për tu takuar në fund të vitit për rakordimet.
Takimi është dokumentuar me pamje flimike dhe sipas prokurorisë rezulton të ketë ndodhur vërtet ashtu si referojnë dhe komunikimet telefonike të përgjuara.
Të tjera fakte mbi qënien e Beqajt si ortak fakik në këtë biznes dëshmohen dhe nga komunikimet e kryera me punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë atij për largimet nga puna, pjesëmarrjet e tij në biseda me personelin e restorantit, si dhe komunikimi i Prengës me një ish-punonjës në këtë restorant.
“Po ashtu rezulton se edhe familjarët e personit nën hetim, bashkëshortja dhe vajza e tij, në komunikimet e tyre flasin për ‘Gzonën’ dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant”, citohet në vendim e Gjykatë së Posaçme për masën e sigurisë ndaj Ilir Beqajt dhe të dyshuarave të tjerë.
“Në analizë të dokumenteve të ndodhura në kompjuterin e personit nën hetim Ermal Kurtulaj, dokumenteve (faturave e të tjera) të gjendura gjatë kontrolleve, si dhe nga komunikimet dhe bisedat si telefonike ashtu dhe të konstatuara në aparatet e telefonave celulare të sekuestruar dhe këqyrur, rezultojnë të dhëna të cilat lidhen me njëra tjetrën dhe tregojnë se personi nën hetim Ilir Beqaj është ortak faktik, pra ka interesa të drejtpërdrejta pasurore të vetat në restorantin ‘Gzona’ që nga fillimi i tij dhe në vijim.
Sipas prokurorisë, Beqaj nga viti 2020 e në vijim nuk ka deklaruar interesat pasurore të tij në vlerën e investimit me rreth 19.4 % tek restoranti Gzona.
Bazuar në aktet dhe shpjegimet e prokurorisë, edhe gjykata vlerëson se ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova se ai nuk ka deklaruar vlerën e investimit të tij në restorantin Gzona për vitin 2019 dhe 2020. Gjykata sjell në vëmendje se në vitin 2019, bashkëshortja e Beqajt ka deklaruar vetëm mbi kuotat e zotëruara prej saj në këtë subjekt, por jo vlerë investimi apo të çdo lloj tjetër kontributi.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme vlerëson se ka dyshim te arsyeshëm të bazuar në prova që Gzona mund të jetë pasuri e fshehur apo e padeklaruar e Beqajt.
Hetimi lidhur me deklarimin e pasurive dhe interesave private të Beqajt ka zbuluar dhe përdorimin e një automjeti të llojit Volswagen Touareg në mënyrë të vazhdueshme, pasuri që është në pronësi të Ermal Kurtulajt, me vlerë rreth 1.3 milionë lekë.
Këtë automjet që është blerë në shtator të vitit 2019 kur Beqaj ka qenë deputet, rezulton se ai e ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme për lëvizjet e tij, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Nga hetimi ka rezultuar se me rregullimin e mjetit që përdoret nga Beqaj, merret Kurtulaj. Prokuroria ngre dyshime mbi pronësinë faktike të tij mbi këtë automjet, duke ngritur dyshime për fshehje të pronësisë, apo se minimalisht duhej deklaruar përdorimi.
Akuza për korrupsion pasiv ‘nuk provohet’
Sipas prokurorisë, rezultojnë të dhëna që krijojnë dyshime mbi mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private, nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e subjektit të deklarimit, për shkak të funksioneve që ka mbajtur. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe gjykata.
Ndërkohë, gjykata vlerëson se Prokuroria nuk ka arritur do të vërtetojë me provat e administruara deri tani se ka pasur korrupsion. Dyshimet e ngritura nga SPAK, se Beqaj dhe Kurtulaj kanë kryer korrupsion pasiv si pasojë e faturimit të shumave nga subjekti Gzona, pjesë e shërbimeve të prokuruara nga SASPAC, nuk janë gjetur të bazuara nga gjykata me argumentin se nuk ka fiktivitet për vlerat e paguara për shërbimet e kryera. Gjykata vlerëson se duhet të hetohet në drejtim të zbulimit të mekanizmit të kthimit të vlerave monetare në rastet e dyshuara të mashtrimit.
Nga ana tjetër gjykata vlerëson se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera dhe ankande publike”, në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.
Për këtë të fundit, gjykata vlerëson se është e domosdoshme të shtrihet hetimi në drejtim të zbulimit të lidhjeve të personave në favor të të cilave kanë kaluar vlerat e parave me personat nën hetim, punonjës të SASPAC apo subjekte të lidhura me ta.
Në përfundim, gjykata ka gjetur të drejta kërkesat e prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt.
Në arsyetimin për llojit të masës së sigurimit personal që duhet të caktohet ndaj Ilir Beqajt, gjykata vlerëson se në këtë rast, shkalla e nevojave të sigurimit të tij rezulton e lartë.
Kjo, referuar rrezikshmërisë së veprave penale për të cilat ai procedohet, kryerjes së të njëjtës vepër penale disa herë, dyshimin se ka kryer tre vepra penale dhe dy prej tyre të shtrira në kohë, në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim, duke abuzuar me funksionin publik.
“Gjykata vlerëson se është prezent një mekanizëm i shtrirë në kohë dhe i përsëritur, që dëshmon prezencën e një mendimi të konsoliduar dhe njëherësh dëshmon raportin e dobët e të hetuarit në respektimin e ligjit në raport me ushtrimin e funksionit publik qe ka mbajtur”, citohet në vendimin e gjykatës për ish-ministrin.
Në “Arrest në burg” është lënë dhe i hetuari Alfred Nikolla. Ndryshe nga prokuroria që kërkoi burg dhe për Gazmend Haxhinë dhe Elton Marinin, gjykata ka caktuar “Arrest në shtëpi”. Për Bledar Lekën dhe Bjona Ziajn për të cilët SPAK kërkoi “arrest në Shtëpi, është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur…”, ndërsa për të hetuarën Marinela Jazoj nuk është pranuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Reporter.al
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34