Flash News

E-TJERA

Raportet me Bashën, Meta: Ka ardhur në shtëpinë time me muaj të tërë, Berisha një herë

Raportet me Bashën, Meta: Ka ardhur në shtëpinë time me muaj

Presidenti Ilir Meta ka treguar raportet e tij me kreun e PD, Luzlim Basha.

Në një intervistë në Syri tv, Meta thotë se Basha ka qenë shpesh herë në shtëpinë e tij, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha vetëm një herë.

“Zoti Berisha vetem nje here ka qene ne shtepine time. Zoti Basha, nese do t'i numeroja ditet ka qene me muaj te tere, me familjen, me vajzat, me shume se kushdo politikan tjeter ne shtepine time. Ndaj kur e degjova para pak kohesh per here te pare z.Basha mendova mos e kishte me deputetin socialist te Vlores, Ilir Metaj”, tha Meta, ndërsa i përgjigjet PD-së, e cila reagoi pas deklaratave të presidentit në një deklaratë për shtyp pasditen e së hënës.

“Une nuk kam patur dhe nuk kam asnje hall, ndaj nese ngelem ne doren e z.Basha per te zgjidhur hall, askush mos e zente halli ne kete bote”, tha presidenti.

Meta ka dhënë sërish detaje edhe mbi vendimin për kërkesën e Bashës sipas tij për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe anulimin e protestës së opozitës në 8 qershor të atij viti.

“Per zgjedhjet vendore, Basha me eshte lutur: "Aman te lutem me shpeto!". "Aman te lutem te shtyhen zgjedhjet!". Me erdhi shume keq per gjendjen ku ndodhej. Erdhi ne Gjermani, ku une ndodhesha per vizite zyrtare, sepse gjermanet e thirren dhe i terhoqen veshin: "Nuk duam asnje shashke!", "Nuk duam me dhune ne mitingje!". Pse? Sepse gjermanet kishin vullnetin te na ndihmonin per hapjen e negociatave me BE”, tha Meta.

Të fundit