Flash News

E-TJERA

Raporti i anti-mafias italiane: Trafiku i heroinës në tregun evropian menaxhohet nga turqit dhe shqiptarët

Raporti i anti-mafias italiane: Trafiku i heroinës në tregun evropian

Anti-mafia italiane ka publikuar raportin gjashtëmujor të vitit të kaluar (janar-qershor 2021) mbi kriminalitetin, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas këtij raporti, ndër të tjerë, grupet shqiptare zënë një rol kryesor në trafikun e narkotikëve.

Sipas raportit shqiptarët janë aktiv edhe në trafiqe të tjera të armëve, prostitucionit, qenieve njerëzore, ndërsa bashkë me turqit menaxhojnë trafikun e heroinës në tregun evropian.

“Sektori kryesor me interes për krimin shqiptar është ai i trafikut të drogës, megjithëse ai është aktiv edhe në trafikun e armëve, në trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Ndonjëherë në marrëveshje funksionale me organizata të grupeve të ndryshme etnike (rumune dhe nigeriane) .

Në trafikun e drogës, fraksionet shqiptare do të kualifikoheshin si plotësisht të vendosura në skenën ndërkombëtare. importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun europian përmes kanaleve shqiptare”– thuhet në raportin e Dia-.

“Ata në fakt do të ishin në gjendje të transportojnë sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Nëpërmjet bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në shtetin amë, në Amerikën Qendrore dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë”. “Aftësia e shoqatave shqiptare për të vepruar globalisht dhe për të asgjësuar drogën me çmime konkurruese ka favorizuar konsolidimin e marrëdhënieve me organizatat mafioze italiane. Brenda marrëdhënieve që do të lehtësoheshin nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin - shpjegon raporti i Dia.

 

 

 

Të fundit