Flash News

E-TJERA

Banka Qendrore e Austrisë: Shqiptarët me të ardhura të paqëndrueshme, mbi 60% raportojnë ‘goditje’

Banka Qendrore e Austrisë: Shqiptarët me të ardhura të

Më humb se gjysma e shqiptarëve raportojnë goditje të të ardhurave gjatë vitit të pandemisë dhe në dy vitet pasardhëse. Një raport i Bankës Qendrore të Austrisë tregon të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas raportit, norma e individëve të prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia në vendin tonë është më e larta mes të gjithave vendeve të tjera të marra në analizë. Maqedonia e Veriut renditet e dyta në radhë pas Shqipërisë, me një normë më pak se 40%.

Të dhënat e raportit të zbardhur nga SCAN Tv, tregojnë se shqiptarët nuk janë goditur vetëm nga pandemia. Mesatarja e viteve 2015-2019 për vendin tonë zbret në diçka më pak se 30% gati dy herë më pak se ajo e shënuar gjatë vitit të pandemisë.

Kjo do të thotë se edhe në një periudhë normale krize, Shqipëria sërish mban kreun mes shteteve të marra në studim. 10% e shqiptarëve tregojnë se kanë pasur një tkurrje të rrogës, ndërsa 5% prej tyre raportojnë të kenë humbur vendin e punës.

Të fundit