Flash News

E-TJERA

Raporti i BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e ujërave në det, liqen apo lumenj

Raporti i BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e

Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit e ka renditur Shqipërinë të fundit në listë sa i takon pastërtisë së ujërave në det, liqen apo lumenj, duke hedhur poshtë propagandën e qeverisë.

Ky raport ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes përkundrejt dy parametrave specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

Për publikimin e rezultateve mbi pastërtinë e ujërave u morën mostrat nga 21766 lokacione ujëra banje të përcaktuara zyrtarisht në 27 Shtetet Anëtare të BE-së (BE-27), 119 në Shqipëri dhe 196 në Zvicër. Po ashtu rezultatet e raportit bazohen në analizën e të dhënave të raportuara nga Shtetet Anëtare të unionit për sezonet e banjës 2020-2023.

Nga 119 lokacione në Shqipëri, vetëm 41.9% e ujërave ku lahen njerëzit janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”. Ndërkohë ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë.

Raporti i BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e

Të fundit