Flash News

E-TJERA

Raporti i Covid-19: Shqipëria me shkallë vdekshmërie më të lartë se mesatarja evropiane, më pak infektime

Raporti i Covid-19: Shqipëria me shkallë vdekshmërie më

Shqipëria rezulton me shkallë më të lartë vdekshmërie nga Covid 19 se mesatarja europiane dhe mesatarja botërore, përkatësisht 1.3%. 10% e popullsisë në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht e prekur me Covid 19.

Një studim i Open Data, bazuar në të dhënat e Our World in Data, pasqyrojnë situatën e infektimeve dhe vdekshmërisë nga Covid-19 për javën e parë të muajit Prill.

Raporti i Covid-19: Shqipëria me shkallë vdekshmërie më

Në total në Shqipëri janë konfirmuar 3 492 vdekje nga Covid 19 nga 274,055 raste të konfirmuar me Covid 19 që nga fillimi i pandemisë. Vendet e Ballkanit listohen edhe në kategroinë e vdeneve me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19.

Bosnjë Hercegovina rezulton me vdekshmërinë më të lartë në Europë rreth 4.2%, dhe pasohet nga Bullgaria me 3.2% e Maqedonia me 3%.

Mali i Zi me përhapjen më të lartë të infektimeve, rreth 38 % e popullsisë është konfirmuar me Covid 19. Pasohet nga Greqia me 29% të numrit të popullsisë konfirmuar, Kroacia 27%, Italia 25%, Rumania 15%, Kosova 12%, Bosnje Hercegovina 11%, Maqedonia 11%, Shqipëria rreth 10 % dhe e fundit në rajon është Serbia me 3% të prekur.

Raporti i Covid-19: Shqipëria me shkallë vdekshmërie më

Edhe pse përhapja e pandemisë rezulton më e lartë në vendet fqinje se në Shqipëri, si psh Mal i Zi, Italia, Spanjë, Greqi, këto vende rezultojnë me shkallë vdekshmërie më të ulët se në Shqipëri, përkatësisht Mal i Zi me 1.2%, Italia 1.1%, Spanja dhe Greqia me nga 0.9%.

Po njësoj në vlerësimin e vdekshmërisë nga Covid 19 për çdo 100 000 mijë banorë rezulton se vende të Ballkanit janë më të dëmtuara se mesatarja e Vendeve Europiane.

Sipas raportimeve, Shqipëria rezulton ndër vende me përhapje jo shumë të lartë, 10% e popullatës, por me vdekshmëri (1.3%) relativisht të lartë krahasuar me vendet fqinje europiane dhe me mesatare botërore.

Të fundit