Flash News

E-TJERA

Raporti i DASH, reagon ambasada: Duhet gjyqësor i pavarur nga presioni politik apo korrupsioni

Raporti i DASH, reagon ambasada: Duhet gjyqësor i pavarur nga presioni

Ambasada amerikane ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme.

Gjithashtu vë theksin te pavarësia e gjyqësorit. Ambasada thotë se është e nevojshme që proceset gjyësore të jenë të lira nga presioni politik apo korrupsioni.

Ambasada nënvizon se SHBA mbështet me forcë reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, që zyrtarët e korruptuar të dalin para drejtësisë.

“SHBA-të janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Të fundit