Flash News

E-TJERA

Raporti i DIA: Shqipëria “thesar droge” për Puglia-n, bashkëpunimi dhe trafiku mes bandave

Raporti i DIA: Shqipëria “thesar droge” për Puglia-n,
Foto Ilustruese

Një raporti i fundit nga DIA, i prezantuar në Parlamentin italian, ka treguar lidhjet mes bandave shqiptare të drogës dhe bandave italiane, kryesisht në Puglia të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se raporti flet për një marrëdhënie të konsoliduar me bandat shqiptare të trafikut të drogës, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, drogë sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbianë.

Bandat puliane konfirmohen si kanale referimi për narkotikët e drogës. Duke u ndalur tek fenomeni i trafikut të drogës në rrugën Shqipëri-Puglia-Adriatik, konfirmohet se krimi i organizuar në Puglia, duke shfrytëzuar kanalet e furnizimit vendas dhe të huaj, mbikëqyr flukset e drogës.

Sasia e drogës importohet kryesisht nga Adriatiku për të kaluar më vonë në rajon dhe në fund i drejtohen tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikimit.

Në raportin e DIA-s del në pah tendenca e grupeve kriminale shqiptare për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puliane për transportin e drogës në tregun ndërkombëtar. Raporti thekson se operacionit e shumta të kryera në Itali, kanë konsistuar se bandat puliane janë të afta të ndihmojnë bandat shqiptare në procedurat e zbarkimit dhe ruajtjes së drogës.

Të fundit