Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Një raport mbi ecurinë e kontratave kontroverse të partneritetit publik-privat i përgatitur nga Ministria e Financave me synim transparencën publike të kostove dhe zbatimit të këtyre kontratave duket se dështon në mënyrë dramatike të japë shifrat bazë, të tilla si volumi i investimeve të realizuara në këto kontrata, nëse investimet janë më pak se sa detyrimi kontraktor apo më shumë, apo shumat financiare të paguara nga taksapaguesi për këto kontrata. Raporti, i cili u përgatit si rrjedhojë e një detyrimi ligjor të imponuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2019, paraqet ecurinë e kontratave koncesionare të vitit 2023, pa marrë mundimin të japë detajet për të cilat vetë raporti është konceptuar.
Kështu, koncesione të tilla si Rruga e Kombit, Aeroporti i Rinasit, Rruga e Arbrit e të tjera, mbartin përshkrime të llojit: “janë në fazë ndërtimi”, apo “punimet vazhdojnë”, por nuk përcaktohet ecuria e investimeve të dakordësuara dhe në asnjë rast nuk paraqiten të dhëna, siç ka ndodhur në raportet e viteve të mëparshme, për rastet kur kontraktori privat ka shkelur kushtet kontraktuale.
Në fakt, jo të gjitha profilet e kontratave koncesionare bien në kategorinë kur të dhënat mbi ecurinë thjesht nuk janë raportuar. Në së paku një koncesion, që duket se ka ecur sipas planit, ministria e ka theksuar se gjithçka po shkon mirë, ndërsa në një koncesion, atë të kalatës së trageteve në Portin e Durrësit, theksohet se pala koncesionare ka realizuar vetëm 23% të investimeve të planifikuara.
Rruga e Kombit
Koncesioni i një segmenti autostrade prej 60 kilometrash, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve u dha nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2017 për një konsorcium kompanish shqiptare, Kastrati dhe Salillari. Kontratat e koncesionit në Shqipëri ruhen si sekret i rreptë shtetëror dhe qytetarët nuk kanë të drejtë të informohen se çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë palët. Ajo që dihet është se, sipas Ministrisë së Financave, pala private merr përsipër të shpenzojë 5.3 miliardë lekë në shkëmbim të të ardhurave, të cilat sigurohen si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga tarifa e rrugës. Raporti i Ministrisë së Financave thotë: “Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues, gjatë vitit 2023 projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit.” Raporti dështon të thotë nëse investimet e dakordësuara janë realizuar apo nuk janë realizuar, nëse janë realizuar në kohë apo nuk janë realizuar në kohë dhe as nuk thotë nëse të ardhurat e palës private janë në përputhje me planifikimin e koncesionit, janë më të ulëta apo janë më të larta. Kompania Albanian Highway Concession, e cila është zbatuese e kontratës, sipas të dhënave të bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ka faturuar shqiptarëve 12.2 miliardë lekë (mbi 100 milionë euro) për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022. Të dhënat e vitit 2023 nuk janë publikuar ende. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar.
Rruga e Arbrit
Koncesioni i Rrugës së Arbrit u nënshkrua nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2018 me parashikimin që një investim privat prej 26.5 miliardë lekësh do të sillte ndërtimin e rrugës me gjatësi 54 kilometra brenda marsit të vitit 2022. Taksapaguesi do ta shlyejë koston e rrugës përgjatë një afati 13 vjeçar me një total prej mbi 40 miliardë lekësh. Raporti i Ministrisë së Financave mbi ecurinë e koncesionit nuk thotë se sa është shuma e investuar nga pala private, por thotë se, praktikisht pesë vite pas nisjes së punimeve dhe me 15.7 miliardë lekë të paguara nga taksapaguesi, 19 kilometra raportohen nga Autoriteti Kontraktor, pra nga Ministria e Transporteve si “të përfunduara”, ndërsa pjesa tjetër është në “në proces”. Problemet e hasura në Tunelin e Murrizit, pjesa më e kushtueshme e të gjithë veprës, janë të njohura. Qeveria raporton se probleme gjeologjike e kanë bërë që në tunel të “pezullohen punimet” për 17 muaj ndërsa aktualisht raportohet se “po punohet”. Afati i ri i caktuar nga qeveria për përfundimin e punimeve është viti 2025. Ndyshe nga punimet, të cilat nuk kanë ecur sipas kontratës, pagesat e taksapaguesit për këtë rrugë në fakt janë realizuar, sipas Ministrisë së Financave, në masën 100%.
Orikum – Dukat sipas planit
Ndryshe nga këto dy koncesione, raporti i Ministrisë së Financave ka shpjegime më koncize sa i përket koncesionit të ndërtimit të rrugës Orikum – Dukat, një rrugë 14.7 kilometra e gjatë me dy korsi, e cila pritet të kushtojë 10 miliardë lekë. Sipas raportit, “gjatë vitit 2023 punimet e zbatimit kanë ecur sipas grafikut te punimeve të cilat janë monitoruar dhe certifikuar nga inxhinieri i pavarur i kontratës.”
Aeroporti i Rinasit
Ngjashëm me raportet e koncesioneve të rrugëve, përshkrimi që i jep Ministria e Financave zbatimit të kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nuk ka substancë. Në të nuk thuhet se sa është investimi i palës private dhe as nëse ky investim ka realizuar detyrimin kontraktor apo jo. Gjithsesi, raporti duket se merr përsipër të bëjë reklamë të mirë për kontratën, duke vënë në dukje rritjen e numrit të udhëtarëve.
Kontrata koncesionare e aeroportit u nënshkrua nga qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 2005 dhe që në atë kohë ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në vend, duke siguruar fitime neto prej 220 milionë eurosh për periudhën 2009-2022, për të cilën janë të disponueshme të dhënat.
Në mënyrë kontroverse, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi zgjatjen e afatit të kontratës, fillimisht nga 20 në 23 vjet dhe më pas, në 35 vjet që është aktualisht. Zgjatja e kontratës u bë pa garë dhe u miratua nga shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Incineratorët në ajër
Raportimi më me pak të dhëna nga raporti vjetor i koncesioneve duket se është ai i kontratës koncesionare të incineratorit të Tiranës. Ministria e Financave nuk shpjegon se sa është shuma e investuar deri më tani nga kompania koncesionare dhe as nëse kjo shumë është më e vogël apo më e madhe nga sa është rënë dakord në kontratë. Incineratori, i cili u bë simbol i korrupsionit të gjithëpërhapur në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, është aktualisht nën administrim shtetëror që nga korriku i vitit të kaluar, kur Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, pas disa dilemash, vendosi sekuestrimin e saj. Koncesioni, i cili, sipas llogaritjeve të BIRN, i ka kushtuar shqiptarëve së paku 100 milionë euro, vijon të paguhet nga taksapaguesit njësoj sikur të ishte realizuar, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh, të cilët, duhej të mbronin interesin publik përballë parnerit privat, janë aktualisht të hetuar, në proces gjykimi apo të dënuar për vepra penale të abuzimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38