Flash News

E-TJERA

Raporti i EuroBarometrit: 71% e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike të rëndë, 45% pesimistë për 2021

Raporti i EuroBarometrit: 71% e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen

Raporti i EuroBarometrit tregon se 71% e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike në vend si shumë të keqe,  28% e tyre e shohin si shumë të mirë ndërsa 1% është përgjigjur “nuk e di”.

Qytetarët shqiptarë kanë renditur si tre problemet kryesore, situatën ekonomike, shëndetësinë dhe papunësinë. 31% e qytearëve të pyetur nuk kanë besim te institucionet.

Sa i përket përshtatjes me kufizimet në kuadër të frenimit të pandemisë, 34% e shqiptarëve janë shprehur se kanë patur vështirësi.

Lidhur me pritshmëritë për vitin e ardhshëm 48% e të pyeturve janë shprehur optimistë, ndërsa 45% janë të mendimit se ekonomia do të rikuperohet pas vitit 2023.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit