Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Raporti i Eurostat: Shqiptarët me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë, 24.5% nën mesataren e BE
Të ardhurat mesatare të disponueshme nga shqiptarët janë më të ulëta se sa mesatarja evropiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së.
Nga të dhënat e marra nga Eurostat të përpunuara nga Monitor, pas Shqipërisë të ardhura mesatare më të ulëta kanë: Maqedonia e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbia (6602 PPS).
Bosnje-Hercegovina ka të ardhura mesatare për frymë sa 33% e mesatares së BE-së. Në listë mungon Kosova.
Në treguesin e konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, Shqipëria mbetet e fundit në listë me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.