Flash News

E-TJERA

Raporti i FBI dhe CISA-s për sulmet kibernetike në Shqipëri: Hakerat iranianë patën akses 14 muaj më parë

Raporti i FBI dhe CISA-s për sulmet kibernetike në Shqipëri:

FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) kanë hartuar një raport të detajuar mbi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë gjatë muajve korrik dhe shtator.

Raporti tregon se sulmi i hakerave ka ardhur nga aktorë shtetërorë iranianë të cilët e kanë nisur ndërhyrjen në sistem 14 muaj më parë. Raporti vlerëson se hakerat kanë mbajtur akses në sistem për rreth 1 vit duke aksesuar edhe postën elektronike.

“Në Korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë, të identifikuar si “HomeLand Justice”, nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimeve të padisponueshme. Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjetin e viktimës afërsisht 14 muaj përpara se të fillonin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të llojit ‘ransomware’ dhe një ‘malëare’ që fshinte disqet. Aktorët mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet për afërsisht një vit, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike”, thuhet në raportin e FBI.

Në periudhën Maj-Qerdhor 2022, hakerat kanë tentuar të zbulojnë informacione dhe të vjedhin kredenciale nga rrjetet e qeverise shqiptare. Në muajin Korrik, hakerat iranianë lëshuan “ransomware” në rrjete duke lënë edhe mesazhe anti-MEK.

“Kur mbrojtësit e rrjetit identifikuan dhe filluan t’i përgjigjen aktivitetit të ransomware, aktorët kibernetikë vendosën një version të malëare shkatërrues ZeroCleare”, thuhet në raport.

Sipas raportit, në qershor ‘Homeland Justive’lka krijuar në rrjet një faqe dhe profile të rreme, ku postonin msazhe anti-MEK, ndërsa më 18 korrik ‘Homeland Justice’ mori përgjegjësinë e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve në qeverinë shqiptare.

Më 23 Korrik, ata postuan një video të sulmit kibernetik në website-n e tyre. Nga fundi i muajit korrik deri në gusht hakerat shpërndanë informacione të qeverisë shqiptare, përfshirë e-maile të kryeministrit Edi Rama dhe ministrive të tjera të lëshuara përmes disa skedarëve zip.

Në shtator, hakerat ndërmorën një sulm tjetër këtë herë ndaj sistemit TIMS duke vjedhur të dhëna të rëndësishme deri në publikimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Sipas raportit FBI-CISA, është i njëjti sulm që u ndërmor edhe në muajin korrik ndaj disa fqeve zyrtare të qeverisë dhe portalit e-Albania.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit