Flash News

E-TJERA

Raporti i FMN, Meta: Covid-19 nuk luftohet me propagandë, të shtohet mbështetja buxhetore

Raporti i FMN, Meta: Covid-19 nuk luftohet me propagandë, të shtohet
Grafiku

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ndihmën e dhënë në përballimin e pandemisë.

“Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i Shtetit thotë se Covid-19 nuk luftohet me propagandë, duke theksuar se numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Meta kërkon që qeveria të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë. Gjithashtu nënvizon se jeta dhe shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioriteti kryesor.

Të fundit