Flash News

E-TJERA

Raporti i ILO: Ngadalësimi ekonomik do të detyrojë punëtorët të punojnë në profile më të ulëta, sa preket Shqipëria

Raporti i ILO: Ngadalësimi ekonomik do të detyrojë

Ngadalësimi aktual i ekonomisë globale ka të ngjarë të detyrojë njerëzit të punojnë në profile më të ulëta dhe me më pak paga, ku mungon edhe siguria e punës.

Raporti i ri i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) parashikon që rritja globale e punësimit të jetë vetëm 1.0 përqind në 2023, më pak se gjysma e nivelit në 2022.

Sa i përket Shqipërisë, Dritan Mezini drejtues i Duapune.com, ka thënë për Monitor se kërkesat specifike për punë dhe mungesa krahut për shkak të emigracionit, ka bërë që tregu të ketë mungesa.

Mezini thotë se në Shqipëri, efektet e krizës ekonomike ku punonjësit do pranojnë punë me profile më të ulëta pritet të vijë shpejt dhe kjo për disa arsye.

Mezini është shprehur se ka shumë të rinj të cilët kanë ikur jashtë dhe të rikthehen sërish ën atdhe për shkak të jetesës së shtrenjtë me të cilën përballen andej. Por rikthimi pa snjë kohe, shoqërohet edhe me vështirësi financiare.

Kjo bën që të rinjtë të cilët kthehen ‘të zhgënyer’ nga jashtë të pranojnë një punë të një niveli më të ulët, për të siguruar të ardhura.

Të fundit