Flash News

E-TJERA

Raporti/ KE ‘i tërheq’ veshin qeverisë: S’ka transparencë institucionale. Amnistia fiskale dhe ‘pasaportat e arta’ të papajtueshme

Raporti/ KE ‘i tërheq’ veshin qeverisë: S’ka

Komisioni Evropian ka përgatitur një raport për Shqipërinë për vitin 2023, referuar angazhimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në raportin e përgatitur nga Ministrat e Jashtëm të BE-së, në pikën 9 të draftit, shprehet shqetësimi i unionit për projektligjin e Amnistisë Fiskale dhe propozimin e “pasaportave të arta’, që konsiston në dhënien e shtetësisë për të huajt kundrejt investimeve.

Sipas raportit, dy projektligjet e lartpërmendura “janë të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e saj të vizave”.

Në pikën 4 të draftit të publikuar nga KE, ngrihet si problematikë transparenca institucionale, liria e mediar dhe roli i liderëve politikë në krijimin e një mjedsi irë favorshëm për garantimin e lirive. KE shfaq kritika ndaj qeverisë dhe nënvizon nevojën për të sprapsur ndërhyrjet politike në media, teksa thekson se qeveria ka dështuar në garantimin e sigurisë së gazetarëve.

“Shpreh shqetësimin e tij për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin e liderëve politikë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për arritjen e këtyre lirive; dënon përpjekjet për të diskredituar gazetarët dhe fshehjen arbitrare të informacionit publik, si dhe dështimin për të garantuar sigurinë e gazetarëve; u kërkon autoriteteve të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër ndërhyrjeve politike dhe ekonomike në media dhe frikësimit ndaj gazetarëve; mirëpret tërheqjen e projektligjit kundër shpifjes; i kërkon qeverisë të sigurojë pavarësinë e transmetuesit publik dhe rregullatorit të medias dhe transparencën e pronësisë, financimit dhe reklamimit publik të medias”, thotë raporti.

Komisioni Evropian nënvizon eksodin e shqiptarëve, ku një numër i  lartë kryesisht të rinj, kanë emigruar drejt vendeve të BE-së dhe Anglisë. Rreth 34 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria.

BE kërkon nga qeveria të merren masa për të reduktuar numrin e kërkesave për azil që shtetasit shqiptarë depozitojnë në vendet e tjera dhe të rritet bashkëpunimi në luftën kundër rrjeteve kriminale dhe trafikimit.

“Bën thirrje për veprime të vazhdueshme për të reduktuar kërkesat e pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë, duke trajtuar rrjetet kriminale të trafikimit dhe duke rritur bashkëpunimin me agjencitë e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të BE-së; mirëpret hetimet e suksesshme ndërkombëtare dhe operacionet e policisë për të luftuar trafikimin e njerëzve, narkotikëve dhe armëve të zjarrit, si dhe mashtrimin në internet”, thuhet në raport.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit