Flash News

E-TJERA

Raporti i KE: Shqipëria me rritjen më të ngadaltë ekonomike, shkak tkurrja e investimeve

Raporti i KE: Shqipëria me rritjen më të ngadaltë ekonomike,

Shqipëria renditet ndër shtetet e rajonit me ngadalësimin më të lartë të ekonomisë për tremujorin e dytë të vitit 2022.

Një raport i Komisionit Evropian, arrin në përfundimin se , rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2% nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm dhe shkak për këtë është tkurrja e investimeve dhe konsumi publik.

Raporti thekson se konsumi privat dhe eksportet kanë qëndruar të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesor të rritjes.

Edhe Serbia renditet ndër vendet me ngadalësimin më të lartë ekonomik ku rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3.9%, nga 4.3% në tre muajt e mëparshëm.

Në Kosovë, rritja reale e PBB-së u zbut në 2.1% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të 2022, kryesisht për shkak të konsumit më të ulët të qeverisë dhe rënies së formimit bruto të kapitalit fiks, duke reflektuar tkurrjen e investimeve publike.

Rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vazhdoi të zbutet në tremujorin e dytë të 2022. Megjithëse ngadalësimi ishte më i butë se në tremujorin e parë dhe rritja mbeti në përgjithësi e lartë. PBB-ja e rajonit u zgjerua me 4.2% me bazë vjetore, krahasuar me 4.8% në tremujorin e mëparshëm.

Referuar Monitor.al

Të fundit