Flash News

E-TJERA

Raporti i KLSH: Institucionet, 712 mln euro dëm buxhetit, 1/3 e tenderave pa konkurrim

Raporti i KLSH: Institucionet, 712 mln euro dëm buxhetit, 1/3 e tenderave

Shqetësimi i ngritur vazhdimisht nga Ora News për zhvillimin e tenderave pa garë apo skualifikimet e kompanive pjesëmarrëse është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në raportin e këtij institucioni nuk është përcaktuar një vlerë e saktë se sa është dëmi ekonomik që është shkaktuar buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave rezulton se një e treta e kontratave janë realizuar pa garë, me vetëm një operator ekonomik pjesëmarrës dhe në shkelje të ligjit.
Madje është konstatuar se tenderat gjatë periudhës në fjalë janë shpërndarë në vetëm disa kompani dhe sistemi i vlerësimit nga ana e institucioneve që i ka zhvilluar procedurat ka qenë i pabarabartë.
KLSH thekson se pikërisht oferta e përzgjedhur fituese ka qenë ajo më e larta dhe thuajse e njëjtë me fondin limit duke diskriminuar kompanitë e tjera pjesëmarrëse në kundërshtim me të gjitha parimet e transparencës.

Ndërkohë që kriteret e vendosura për kualifikim, të konsideruara shpesh të tepërta nga subjektet e interesuara, në asnjë rast nuk janë argumentuar por institucionet janë mjaftuar vetëm duke cituar se janë kryer në mbështetje të kuadrit ligjor.
Megjithatë abuzimet janë konstatuar në disa fusha dhe në total gjatë vitit 2020 i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 712 milionë eurosh.
Shumica e shkeljeve jane zbuluar te të ardhurat dhe shpenzimet, të cilat kanë shkaktuar dëm me vlerë 694.1 milionë euro. Ndërkohë që veprimet antiligjore financiare shkojnë në 17.7 milionë euro. Ora News

Të fundit