Flash News

E-TJERA

Raporti i KLSH për mësimin online: Nuk u monitorua, u bazua në vetdeklarimet e pedagogëve

Raporti i KLSH për mësimin online: Nuk u monitorua, u bazua në

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se mësimi online në univeristete nuk ka funksionuar siç duhet. Mungesa e monitorimit të ecurisë së mësimit është shqetësimi kryesor.

KLSH ka zhvilluar një auditim performance mbi këtë çështje, duke nënvizuar se pari se mësimi në distancë nuk përcaktohet në kuadrin ligjor vendas në kushte emergjence duke e eliminuar këtë të drejtë.

“Mosparashikimi nëpërmjet një përcaktimi të qartë ligjor, i mësimit online, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, si formë mësimi që kompensonte mësimin në auditor, është bërë në shkelje të detyrimit të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 170, paragrafi 3, ku thuhet: “Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme”, thuhet në raportin e KLSH.

Një tjetër shqetësim është mosadresimi i shqetësimeve të studentëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se në asnjë rast nuk është hartuar dhe miratuar rrjedha e dokumentuar e aktiviteteve (nga fillimi deri në përfundim të tyre) sa i takon procesit mësimor online dhe auditor në periudhën e pandemisë 2020-2021.

Konkretisht, monitorimi i orëve të mësimit, u bazua tek vetdeklarimi i secilit pedagog pas zhvillimit të procesit mësimor, që raportohej çdo javë pranë Drejtorisë së Kurrikulave të IAL-eve, informacion të cilin e kanë përcjellë në Ministrinë e Arsimit

Të fundit