Flash News

E-TJERA

Raporti i KLSH-së: 610 mln euro shkelje nga administrata në një vit. Problematika kryesore, prokurimet

Raporti i KLSH-së: 610 mln euro shkelje nga administrata në një

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje në vlerën e 610 milionë eurove në administratë gjatë vitit të shkuar. Sipas KLSH-së, kjo ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit të fondeve.

Problematikat më të rënda janë konstatuar te prokurimet dhe kontrolli i punimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se ka evidentuar mungesë kontrolli në realizimin e procedurave, të cilat në shumë raste rezultojnë janë bërë në mospërputhje me kuadrin ligjor.

Këto shkelje i përkasin veprimtarisë për periudhën kohore 2018-2020. Në total janë audituar 205 institucione nga të cilët janë bërë 14 kallëzime penale. Gjithashtu janë paraqitur, 1087 rekomandime disiplinore dhe administrative dhe 3074 rekomandime organizative.

 

Të fundit