Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti i Komitetit të Helsinkit për krimet zgjedhore: Shqetësim për hetimin e pakët

Në Tiranë, Komiteti i Helsinkit publikoi një raport mbi krimet zgjedhore në zgjedhjet e përgjithshme, ku del se ato hetohen pak, dhe se pjesa dërrmuese e denoncimeve mbyllen pa nisur hetime.
Përdorimi i funksionit publik për veprimtari zgjedhore është vepra penale më shumë e denoncuar, por edhe më pak e ndëshkuara, sidomos kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë, theksuan autorët e raportit.
Veprimtarët e shoqërisë civile shprehën shqetësimin për keqpërdorimin e fondeve publike për fushata zgjedhore dhe shpresojnë që SPAK-u t’i japë fund kësaj dukurie.
Në raportin mbi krimet zgjedhore në zgjedhjet e përgjithshme, që përfshin vitet 2016-22, thuhet se janë denoncuar 218 raste, por vetëm 21 për qind e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërsa 79 për qind të tjera ndalen me vendime mosfillimi, ose me pushim të çështjes dhe të akuzës.
Denoncuesit kryesorë janë partitë politike, policia dhe zyrtarë publikë, por nga studimi theksohet se vetëm 5 për qind e çështjeve zjedhore hetohen me nismën e vet prokurorisë, ndërsa vetëm në 2 për qind të rasteve kallzues janë qytetarët.
Tre veprat më të denoncuara janë korrupsioni aktiv në zgjedhje, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, si dhe falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Autorët e raportit theksuan se denoncimet ndaj zyrtarëve të lartë nuk hetohen sa duhet. Drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, thotë se hetimet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë janë shumë të pakta.
“Janë rreth 12 funksionarë publikë të nivelit të lartë të denoncuar, por shumë pak të hetuar. Në shumicën e rasteve prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për zyrtarët e nivelit të lartë publik, pra këta shtetas nuk janë hetuar, dhe asnjë prej zyrtarëve të lartë të kësaj periudhe në studim nuk është kërkuar dërgimi çështjes në gjykatë”, tha zonja Skëndaj.
Shqetësim për autorët e studimit mbetet mbyllja e 1/3 së denoncimeve me mosfillim të hetimeve, në ndonjë rast edhe pas 5 muajsh, ndërkohë që nuk janë verifikimet e duhura nëse duhet nisur apo jo një çështje penale.
Po aq shqetësuese për ta është edhe tejzgjatja artificiale e afateve hetimore, në ndonjë rast deri 4 vite.
Qendra studimore Open Data Albania, sheh me shqetësim keqpërdorimin e fondeve publike në shërbim të fushatës zgjedhore të shumicës socialiste, duke nisur nga buxheti, shprëndarje fondesh e grantesh individuale, që shpërndahen para zgjedhjeve.
Drejtuesja e saj, Aranita Brahaj, thotë për Zërin e Amerikës se institucionet ende kanë një paqartësi në lidhje me kompetencat e tyre në hetimin e krimeve zgjedhore, që ia kalojnë njëra tjetrës, ndërsa nga ana tjetër vërehet se opozita hetohet më shumë ndërsa zyrtarët më pak.
“Çuditërisht janë investiguar më me kujdes, janë survejuar, janë përshtatur dosjet të cilat kanë patur si subjekt persona që janë në opozitë, por jo persona që janë në detyrë.
Aranita Zgjedhjet mbeten problematike për vendin, kur gara e barabartë është ende shumë e vështirë, ku ndikimi i parasë së pisët në procese zgjedhore është e dukshme, kur nga ana tjetër edhe paraja publike keqpërdoret për qëllime elektorale”, tha zonja Brahaj.
Prokuroria pohon nga ana e saj se e ka zgjeruar punën për të hetuar veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të tyre.
Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, thotë se gjatë vitit 2022 u regjistruan 26 procedime penale, me 60 të pandehur, nga të cilat 3 u dërguan në gjykatë dhe u dënuan 14 të pandehur, ndërsa gjatë vitit 2023 u regjistruan 25 procedime penale me 19 të pandehur, nga të cilat u dërguan për gjykim 2 prej tyre me 14 të pandehur dhe janë dënuar 2 prej tyre. Edhe në statistikat e prokurorisë mbizotëron përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
olsian
“Sipas veprave penale, rezulton se peshën më të madhe të procedimeve të regjistruara e përbën vepra penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, për të cilën janë regjistruar 8 procedime penale dhe 6 të pandehur; për veprën penale të parashikuar nga “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, tha zoti Çela.
Përdorimi i funksionit publik renditet ndër veprat penale më pak të dënuara në gjykatë. Dukuri të ngjashme shihen edhe në raportin tjetër të KSH mbi hetimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Organizata Qëndresa Qytetare i kërkoi dje Strukturës së Posaçme Kundër krimit të Organizar dhe Korrupsionit të hetojë shkeljet e dyshuara nga 22 kryetarë bashkish gjatë zgjedhjeve vendore të një viti më parë, që parashikohen si shpërdorim i detyrës, dhe si përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Migen Qiraxhi, thotë për Zërin e Amerikës, se nga denoncimet e tyre në KQZ janë gjobitur 20 zyrtarë, por këto dënime janë të ulëta nga ana financiare dhe nuk kanë frenuar dukurinë as karrierat e tyre.
“Në shumë raste ne kemi parë që të dënuarit nga KQZ-ja janë përsëritës në dy ose tre herë. Ndaj ne iu drejtuam SPAK-ut, duke i referuar 22 kryetarë dhe ish kryetarë bashkie, të cilët janë sanksionuar nga KQZ-ja, por në analizën tonë ligjore, që ia vumë në dispozicion SPAK-ut, kemi konsideruar që ata kanë kryer edhe veprën penale të shpërdorimit të detyrës si dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, thotë zoti Qiraxhi.
Veprimtarët besojnë SPAK-u se ky institucion i ri do të përballet me krimin e organizuar dhe zyrtarë të korruptuar, po ashtu në proceset zgjedhore, duke siguruar zgjedhje me integritet, dhe duke i dhënë fund përdorimit në fushata partiake të fuqisë së shtetit, pasurisë së përbashkët dhe të fondeve publike. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38