Flash News

E-TJERA

Raporti i Lumturisë/ Kryeson Finlanda, ku renditet Shqipëria

Raporti i Lumturisë/ Kryeson Finlanda, ku renditet Shqipëria

Raporti i Lumturisë e rendit Shqipërinë të 90-ën në botë nga 146 shtete që janë marrë në analizë. Renditjen e kryeson Finlanda, si vendi me popullin më të lumtur, ndërsa Afganistani është i fundit në listë.

Raporti i Lumturisë bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në mbi 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo.

Shqipëria ka marrë 5.199 pikë. Treguesit bazohen te të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Raporti i Lumturisë/ Kryeson Finlanda, ku renditet Shqipëria

Të fundit