Flash News

E-TJERA

Raporti i ministrisë italiane: Kriminelët shqiptarë paguajnë për të dalë nga burgu, dominojnë trafikun e drogës

Raporti i ministrisë italiane: Kriminelët shqiptarë paguajnë

Në një raport të ministrisë së Drejtësisë italiane thuhet se kriminelët e ekstraduar në Shqipëri paguajnë para për të dalë nga burgu.

Ndërsa thekson se shumica e të dënuarave janë trafikantë drogë, në raport thuhet se “kriminelët shqiptarë që vuajnë dënimin në e Tiranës dhe të Vlorës japing para për të dalë nga burgu”.

Në raport theksohet se roli i bandave shqiptare është forcuar dhe se tashmë janë “koka” e jo më të varur nga mafia e huaj, sikurse ndodhte dikur.

“Në vitet e mëparshme kriminelët shqiptarë ishin mjaft të njohur për të kryer punët që u ofronin bosët italiane apo të drejtonin banda të vogla, por sot rolet e tyre kanë ndryshuar. Sot bosët shqiptarë luajnë në mënyrë të barabartë me narkotrafikantët dhe kartelet e Amerikës së Jugut.

Ata kanë fituar pushtet duke e ditur se të dominojnë tregun e trafikimit të drogës. Nga në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një rrugë e fuqishme e trafikimit të kokainës ku në shumicën prej tyre vepron mafia shqiptare.

Emra të tillë të botës së krimit që janë ekstraduar për në Shqipëri si Mateo Gjepalit, Julian Mandijes, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojkos, tregojnë se në cilat ujëra lundrojnë bandat shqiptare të trafikut të drogës. Goditja ndaj tyre ka një meritë të vetë qeverisë italiane dhe asaj shqiptare”, shkruajnë mediat italiane.

 

 

Të fundit