Flash News

E-TJERA

Raporti i “Moneyval” për Shqipërinë, eksperti: Kërkesë e qeverisë, nuk ka zhvillim pozitiv

Raporti i “Moneyval” për Shqipërinë, eksperti:

Eksperti për tregjet financiare, Artan Gjergji ka folur për raportin e fundit të “Moneyval” për Shqipërinë, i cili vlerësonte progresin që kishte bërë vendi ynë.

I ftuar në A2 CNN, Gjergji tha se nuk ka ndonjë zhvillim shumë të madh dhe një ndër problematikat është mungesa e zhvillimeve pozitive në lojërat e fatit.

Gjergji tha se vlerësimi i pasqyruar në “Moneyval” është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare.

“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë zhvillim shumë të madh. Një problematikë që identifikohet është mungesa e zhvillimeve pozitive në fushën e lojërave të fatit. Pra, unë nuk mendoj se kemi ndonjë zhvillim pozitiv në tërësi. Ne problemin kryesor e kemi te sektori i ndërtimit, te faza primare, përpara se pasuritë e patundshme të vijnë në tregun sekondar. Aty në gjykimin tim, nuk kemi asnjë lloj supervizimi.

Në qoftë se i referohemi “Moneyval” në raportin e fundit që sapo është publikuar gjykohet që kemi një farë përmirësimi në kuadrin legjislativ të fjalës, pra sidomos me ato që quhen “kontrata ligjore” me kontratat që kanë të bëjnë me marrëdhënien e besueshmërisë së përfaqësimit, dhe nëse do të përdornim fjalë më të thjeshta, bëhet fjalë për legjislacionin që merret me aksionarët fundorë. Nuk mendoj se është bërë ndonjë zhvillim më i madh se çka qenë. Dhe kjo gjë është pasqyruar te vlerësimi që ka bërë “Moneyval”, me kërkesë të qeverisë shqiptare. Kështu që autoritetet shqiptare e dinë shumë mirë se ku kanë ndërhyrë, në ato aspekte të kuadrit rregullativ dhe me të drejtë, shteti ka të drejtë ti kërkojë “Moneyval” që të bëjë vlerësim”, tha eksperti.

Të fundit