Flash News

E-TJERA

Raporti i ODIHR/ Apeli i ambasadës britanike: Zbatoni rekomandimet. Të hetohen shitblerjet e votës dhe shkelja e të dhënave personale

Raporti i ODIHR/ Apeli i ambasadës britanike: Zbatoni rekomandimet. Të

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me raportin final të OSBE/ Odihr për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada britanike iu bën thirrje palëve politike që të zbatojnë plotësisht rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, ajo i bën thirrje drejtësisë për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës dhe shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Postimi:

Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Të fundit