Flash News

E-TJERA

Raporti i OKB-së, Meta: Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë në folenë e tyre

Raporti i OKB-së, Meta: Të bëjmë gjithçka që
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është ndalur sërish te shpopullimi i vendit, duke e cilësuar si dramën më të madhe. Këtë herë ai ka cituar një raport të Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i cili bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht pandemisë.

Kreu i Shtetit shkruan në Facenook se "Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë".

Meta thotë se duhen shumëfishuar përpjekjet nga të gjithë aktorët, duke kërkuar që të krijohen programe konkrete dhe realiste për të frenuar largimin e shqiptarëve.

"Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve", shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit.

Të fundit