Flash News

E-TJERA

Raporti i OSBE/ ODIHR-it, Celibashi: Gjetjet duhen pranuar nga të gjitha palët, KQZ s'ka pasur presion

Raporti i OSBE/ ODIHR-it, Celibashi: Gjetjet duhen pranuar nga të gjitha
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se gjetjet e këtij raporti duhet të pranohen, pasi ky mision ndërkombëtar është i pranuar vetë si arbitër për zgjedhjet.

Celibashi u shpreh për 'Neës 24' se KQZ ka punuar në mënyrë të qetë për administrimin e zgjedhjeve dhe se nuk ka pasu presion politik.

Kreu i KQZ-së iu bëri thirrje palëve që ta lexojnë raportin siç është ndërtuar. Vetëm në këtë mënyrë, shton Celibashi, mund të adresohen të gjitha problematikat.

“Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtu sikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral", tha Celibashi.

Të fundit