Flash News

E-TJERA

Raporti i OSBE/ODIHR, Lubonja: Administrata, paratë dhe krimi vendosën rezultatin e zgjedhjeve

Raporti i OSBE/ODIHR, Lubonja: Administrata, paratë dhe krimi

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në News24, Lubonja ka theksuar se raporti i ODIHR pasqyron qartë problematikat thelbësore që e deformojnë garën zgjedhore në Shqipëri.
“Përdorimi i administratës, presioni mbi punonjësit publikë, përdorimi i parave të buxhetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar  të gjitha këto e prishin barazinë e garës.Nuk është më çështje kodi. Edhe me këtë kod, Rama pati avantazh, pasi hoqi koalicionet. Por thelbi është se pushteti e përdor çdo mekanizëm për të ruajtur kontrollin.”, tha Lubonja. 

Lubonja shtoi se deformimi i zgjedhjeve nuk ndodh në mënyrë të barabartë midis forcave politike. 

“Kemi një parti që është shndërruar në shtet. Kjo parti kontrollon gjithçka dhe ka arritur të marrë 83 deputetë në mandatin e katërt, këtu është problemi”, shtoi ai. 

Sipas tij, Partia Socialiste mban përgjegjësinë kryesore për gjendjen aktuale, ndërsa raporti i OSBE/ODIHR, ndonëse e përmend këtë dominim, “nuk e pasqyron në shkallën reale të problemit”.

 

Të fundit