Flash News

E-TJERA

Raporti i PE për Shqipërinë, eurodeputeti Lega kërkon të korrigjohet: Kushtëzimi është jetik në këtë kontekst

Raporti i PE për Shqipërinë, eurodeputeti Lega kërkon

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega ka reaguar pas publikimit të njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, teksa theksohet se duhet të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja.

Në këtë reagim, Lega sqaron se në njoftim nuk është përmendur edhe fakti se duhet të përmbushen kushtet e vendosura nga Këshilli i Evropian.

“Kushtëzimi është jetik në këtë kontekst”, thekson ai.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Evropian.

Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi  për shtyp do të plotësohet me kërkesën time” shkruan Lega në rrjetet sociale.

 

Të fundit