Flash News

E-TJERA

Raporti i prokurorisë në Kuvend: Është rritur kriminaliteti, Vlora mban kreun, Dibra me përqindjen më të ulët

Raporti i prokurorisë në Kuvend: Është rritur kriminaliteti,

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Kuvend raportin e Prokurorisë për vitin 2021.

Çela deklaroi se prioritet për vitin 2021 ka qenë lufta kundër pastrimit të parave, teksa u shpreh se numri i procedimeve që lidhen me korrupsionin është rritur me tre herë.

“Sa i përket korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv me hetime prokatike për korrupsionin që lidhet me detyra. Janë arrestuar në flagrancë 40 persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Për këtë grup veprash penale, janë regjistruar 100 procedime me 87 të pandehur. Janë rritur tre herë numri i procedimeve të regjistruara”, tha Çela.

Kryeprokurori raportoi edhe për nivelin e kriminalitetit në vend ku raportoi se përqidnjen më të lartë e ka qarku i Vlorës. Ndërsa Dibra është qarku me përqindjen më të ulët nën mesataren kombëtare për kriminalitet.

Sai përket tendencës në rritje, kreun mban qarku i Kukësit me 36%.

“Gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale, që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020. Janë ndjekur nga prokurorët 47512 procedime penale, me një rritje prej 5,97 % në krahasim me një vit më parë, nga të cilat 28368 janë procedime penale të regjistruara në 2021, edhe këto me  një rritje prej 1,71 %. Ndërkohë rezulton një rritje  e procedimeve penale të mbartuara në masën 11,65 %. Prokuroritë kanë vendosur mosfillimin e procedimit për 13503 referime dhe kallëzime penale.

Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë. Sa i përket tendencës, vërehet se për vitin 2021 rritjen më të lartë e ka qarku Kukës me 36 %, ndërsa qarku Dibër ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rezulton me rritje 4,62 % krahasuar me një vit më parë.

Evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 28,88 % të numrit të përgjithshëm, me një rritje 9,62 % krahasuar me vitin 2020. Ato pasohen nga  vjedhjet e pasurisë, që përbëjnë 27,86 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, por me ulje 12,67 % krahasuar me një vit më parë", u shpreh Çela.

Të fundit