Flash News

E-TJERA

Çela: Vettingu krijoi probleme me vakancat në 2021, prokuroritë me performancë më të ulët

Çela: Vettingu krijoi probleme me vakancat në 2021, prokuroritë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka raportuar para KLP-së raportin vjetor të Prokurorisë për vitin 2021.

Çela deklaroi se viti i pandemisë Covid-19 dhe vettingu ka sjellë probleme me vakancat, teksa theksoi se janë marrë masa edhe për pastrimin e parave. Çela numëroi 116 prokurorë që i munguan drejtësisë në vitin 2021.

“Viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu ka krijuar shumë probleme me vakancat. Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave. Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25”, tha Çela.

Në raport, Çela nënvizoi edhe prokuroritë me performancë më të ulët që janë: Saranda, Lushnja, Gjirokastra, Kavaja dhe Tropoja.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %,  etj, ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%”, tha Çela.

Të fundit