Flash News

E-TJERA

Raporti i Shprehjes Globale, Shqipëria renditet si vend me liri të kufizuar; taktika "dinake" e qeverive për të fuqizuar kontrollin

Raporti i Shprehjes Globale, Shqipëria renditet si vend me liri të

Një raport i dalë së fundmi e rendit Shqipërinë në vendin e 74 -të nga 162 vende të marra në analizë, sa i përket lirisë së shprehjes.

Raporti i Shprehjes Globale për 2021-in evidenton se në vend që të përqëndrohen te pandemia, mbrojtja e shëndetit publik dhe përmirësimi i aksesit në informacion, qeveritë kanë përdorur Covid-19 si një justifikim për shtypjen e informacionit kritik, zbatimi i gjendjes së jashëzakonshme përtej kufijëve dhe për vendosjen e kufizimeve të paarsyeshme dhe të panevojshme për mediat.

Në raport thuhet se qeveritë kanë përdorur një taktikë dinake për të mbyllur diskutimet publike. Gjithashtu thekson se qeveritë kanë përdorur pandeminë për të forcuar fuqinë e tyre.

Raporti i Shprehjes Globale, i cili mat “gjendjen e lirisë së shprehjes në botë”, e renditi Shqiëprinë në prag midis kategorive “më pak të kufizuara” dhe “të kufizuara”.

Në këtë analizë është shqyrtuar liria që gëzojnë gazetarët dhe shoqëria civile, si dhe liria e qytetarëve  për të marrë pjesë në protesta dhe për t'ju kërkuar llogari zyrtarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit