Flash News

E-TJERA

Raporti i SPAK për 2025-ën: 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë nën hetim për korrupsion, 10 u dënuan

Raporti i SPAK për 2025-ën: 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar raportin për vitin 2025. 


Sipas raportit, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 ishin të reja, 39 prej të cilave janë bashkuar ndërsa 577 të tjerat ishin të mbartura nga vitit 2024.

 Prokuroria e Posaçme argumenton se edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë me 19.5%, numri i personave të përfshirë në këto çështje është rritur me 13.5%, çka tregon se hetimet janë fokusuar tek çështje më komplekse që përfshijnë shumë individë.

Sa i përket hetimeve për korrupsionin, SPAK thotë se ka hetuar 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, nga të cilët 18 janë dërguar për gjykim ndërsa 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.”, njofton SPAK.

 

Të fundit