Flash News

E-TJERA

Raporti ISP: Kush janë deputetët më efikasë të Kuvendit dhe 20 ligjvënësit që injoruan detyrimet

Raporti ISP: Kush janë deputetët më efikasë të Kuvendit

Deputetët më efektivë vijuan të jenë pothuajse të njëjtët si në sesionet e mëparshme parlamentare gjatë sesionit parlamentar 2024. Sipas raportit monitorues të sesioneve parlamentare nga ISP, Erion Braçe (PS), Jorida Tabaku (PD), Ina Zhupa (PD), Bujar Leskaj (PD), Petrit
Vasili (PL), Klotilda Bushka (PS), Tritan Shehu (PD), etj., janë renditur si më efektivët. 

Nga ana tjetër, deputetët e PSD vijojnë me rekorde negative (nën 13%) në fund të renditjes, kurse partitë e tjera kanë kuota nën 30%.

Renditja

Bazuar në metodologjinë e ndjekur gjatë 8 viteve të fundit në monitorimin parlamentar,  deputetët janë vlerësuar sipas të dhënave monitoruese si vlerësim për nismat ligjore, për propozimet individuale ligjore, për pjesëmarrjen aktive në debatet në
komisionet parlamentare dhe në seancat plenare, për interpelancat dhe pyetjet adresuar
institucioneve, për angazhimin në publik dhe zonë elektorale, për pjesëmarrje në votimin
parlamentar.

Raporti ISP: Kush janë deputetët më efikasë të Kuvendit

Nga ana tjetër në vijim është renditja e deputetëve me nivelin më të ulët të efikasitetit gjatë sesionit të fundit parlamentar. Në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare, kryesisht deputetë – biznesmenë që sigurojnë mandate personale në zona të ndryshme, deputetët e PSD dhe deputetë të tjerë me të dhëna specifike, përfshirë edhe figura të njohura politike që vijojnë të injorojnë detyrimet dhe përgjegjësitë parlamentare. Raporti ISP: Kush janë deputetët më efikasë të Kuvendit

Të fundit