Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
KLSH konstaton se zgjatja e procesit të legalizimit ka favorizuar ndërtimet pa leje, gjetjet e raportit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se zgjatja e procesit të legalizimin përtej afateve ligjore te parashikuara ka nxitur ndërtimet e paligjshme. KLSH thotë se procesi ka sjellë denatyrimit të objektivit kryesor për të regulluar efektin social të ndërtimeve informale.
Gjithashtu evidenton se ecuria e procesit të legalizimit ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve si pasojë e mungesës së përditësimit të planeve rregulluese të bashkive. Sipas KLSH-së, reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar aspektet burokratike, por ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike, veçanërisht ato në zonat bregdetare.
Ky është konstatimi i KLSH-së, pasi zhvilloi një auditim me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”. Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus në analizimin e veprimtarisë së institucioneve përkatëse dhe politikave që synojnë menaxhimin efektiv të procesit të legalizimit.
KLSH bën me dije se ka konstatuar se: “Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.
Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.
Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)”.
Në këto kushte, KLSH lëshon shtatë rekomandime për Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, të cilat duhet të nisin menjëherë ose të përmbushen brenda vitit.
1.Në drejtim të adresimit të pasojave të tërmetit, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore për të përfshirë në dokumentacionin ligjor akt-ekspertimin për ndërtime informale mbi 2 kate. Në këtë kuadër, të hartojë në mënyrë hartografike një regjistër risqesh për zona me rrezik të lartë tektonik si dhe të evidentojë të gjithë objektet informale të legalizuar që kanë patur ndërtime të mëdha strukturore nga tërmeti, duke përcaktuar kritere të reja legalizimi që adresojnë problemet e qëndrueshmërisë së ndërtimeve informale.
2. Në drejtim të mbrojtjes së pasurive shtetërore, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore që në rastet kur ndërtimi informal është ngritur mbi objekte shtetërore, të mos vijohet me legalizimin duke u kufizuar vetëm në një deklaratë noteriale, pa marrë konfirmimin nga inspektoratet e mbrojtës së territorit të bashkive, me qëllim për të provuar nëse objekti është shembur për arsye amortizimi/natyrore apo nga veprimtaria njerëzore.
3. Në drejtim të legalizimeve të objekteve të ndërtuara para datës 10.08.1991 të miratojë një udhëzues për trajtimin e këtyre rasteve, bazuar edhe në çështjet e dala gjatë zbatimit të
VKM nr.827/2020, të cilat nuk kanë gjetur adresim në këtë vendim si dhe të ngrejë një sektor të veçantë në çdo drejtori për mbulimin e këtij lloji legalizimi.
4. Në drejtim të reduktimit të ndërtimeve informale, ASHK të shqyrtojë mundësinë, në
bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, që të propozojë një set masash reformuese për procedurat, afatin dhe kostot në marrjen e lejes së ndërtimit, me qëllim që të reduktohet numri i ndërtimeve informale.
5. Në drejtim të objekteve në shkelje të lejes së ndërtimit, të hartojë listën e subjekteve që kanë braktisur pallatet dhe të informojë bashkitë përkatëse që në rast aplikimi në të ardhmen për leje zhvillimore, këtyre subjekteve t’u refuzohet ose t’u kushtëzohet dhënia e lejes së ndërtimit deri në përfundimin e procedurave për ndërtimet e braktisura. Për këtë qëllim, të botojë në faqen ueb të saj si dhe në shtypin e shkruar, subjektet e konstatuara me shkelje, me qëllim informimin e qytetarëve.
6. ASHK të marrë masat e nevojshme që procesi i përcaktimit të normativave, të iniciohet çdo vit, nga drejtoritë vendore, nëpërmjet përgatitjes së një draft-normativash, dhe më pas të vlerësohet dhe miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e ASHK, duke marrë në konsideratë faktorët jashtë dhe brenda kontrollit menaxherial që kanë penguar realizimin e normativave të procesit të legalizimit, me qëllim mospërsëritjen e situatave të krijuara nga mosrealizimi i normativave.
7. ASHK në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, të marrë masat e nevojshme, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të jetë pjesë e grupit të punës gjatë fazës së hartimit, miratimit dhe zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, për shmangien e situatave të paparashikuara, që mund të ndikojnë negativisht në procesin e legalizimit dhe rritjen e efektivitetit të ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43