Flash News

E-TJERA

Raporti: Lufta në Ukrainë nxit holandezët, mbështesin zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Raporti: Lufta në Ukrainë nxit holandezët, mbështesin

Një raport mbi opinionin publik holandez mbi anëtarësimin në BE për Ballkanin Perëndimor, i përpiluar nga BIEPAG, Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë, tregon se holandezët e konsiderojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, të rëndësishëm për sigurinë.

Raporti, i titulluar “Qëndrimi i publikut dhe vendimmarrësve ndaj zgjerimit të BE-së të Ballkanit Perëndimor në Holandë”, thekson  se lufta në Ukrainë është një shtytës për zgjerimin e BE-së, sepse më holandezët mendojnë se zona e Ballkanit Perëndimor duhet të konsiderohet për anëtarësimin në BE për arsye gjeopolitike.

Pjesa më e madhe e opininit publik në Holandë është e ndarë kur flitet për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në union. Pothuajse gjysma ose 45% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e e vendeve të Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në BE.

Rreth 66% e popullsisë holandeze beson se nëse një vend përmbush kriteret, ai duhet të bashkohet me BE-në.

“Ndërsa pothuajse të gjithë shqetësohen për luftën në Ukrainë, mbi 40 për qind e miratuesve (të procesit të zgjerimit) duan që BE-ja të zgjerohet shpejt për shkak të luftës. Ky është rasti vetëm për 10 për qind të mosmiratuesve”, thuhet në raport.

Raporti: Lufta në Ukrainë nxit holandezët, mbështesin

Sipas raportit, 80% e publikut holandez shqetësohet për luftën në Ukrainë, vetëm 26% duan që BE të zgjerohet shpejt për shkak të luftës.

“Kur diskutohej lufta në Ukrainë dhe çfarë do të thotë ajo për BE-në dhe Holandën në fokus grupet, edhe ata që nuk miratonin ishin më të hapur ndaj anëtarëve të rinj, pasi më shumë vende do të nënkuptonin një Bashkimi Evropian më të fortë në aspektin gjeopolitik”, thuhet në raport.

Krahasuar me vendet evropiane, normat e miratimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që anëtarësohen në BE ishin shumë më të ulëta sesa Norvegjia dhe Islanda. Ndërsa shkalla e mosmiratimit ishte në të njëjtin nivel si për Ukrainën, por shumë më e ulët se sa për Turqinë.

Raporti: Lufta në Ukrainë nxit holandezët, mbështesin

Shumica holandeze mendon se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndikojë në jetën e tyre. Rezultatet tregojnë se shumica e të anketuarve holandezë nuk ndiheshin fort të sigurt për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Vetëm rreth 1/3 ose 34% pohuan se “Shtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ndikonte shumë ose pak në jetën e tyre. 51% e të anketuarve mendonin se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ndikonin aspak në jetën e tyre. 15% nuk ishin të sigurt për rëndësinë e çështjes për jetën e tyre personale.”

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit