Flash News

E-TJERA

Raporti me dyer të mbyllura i SHISH: Vendet e treta kërkojnë destabilizim, pengesë për integrimin

Raporti me dyer të mbyllura i SHISH: Vendet e treta kërkojnë

SHISH ka rekrutuar kandidatë të rinj. Në një raport të institucionit lidhur me aktivitetin përgjatë vitit 2021, kreu i SHISH Helidon Bendo, raportoi edhe situatën aktuale në rajon dhe zhvillimet politike.

Raporti u prezantua me dyer të mbyllura gjatë seancës së Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Bendo tha se mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta me qëllim destabilizimin e rajonit dhe krijimin e pengesave në proceset integruese të NATO-s dhe BE-së.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo[1]konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”, ka thënë Bendo. 

Nga ana tjetër, Bendo nënvizoi se në fokus të SHISH është forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike për të ‘luftuar’ që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Të fundit