Flash News

E-TJERA

Raporti/ Nga monopoli i nismave dhe mungesa e besimit publik te gjuha denigruese, problematikat e Kuvendit të ri

Raporti/ Nga monopoli i nismave dhe mungesa e besimit publik te gjuha

Një raport mbi monitorimin e punës së Kuvendit në periudhën shtator-dhjetor 2021 ka çuar në evidentimin e disa problematikave.

Kuvendi, ndonëse shënoi disa elementë pozitivë progresi si rikthimi i opozitës, ende nuk ka arritur të  forcojë rolin kushtetues të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe ekziston perceptimi i gjerë se qeveria vijon të ketë ndikim dhe kontroll si në axhendën parlamentare ashtu edhe në vendimmarrjet e tij.

Nga monitorimi i realizuar nga Instituti i Studimeve Politike me ambasadën e Zvicrës në Tiranë është dalë në konkuluzionin se qeveria vijon të ketë monopolin e nismave ligjvënëse (94%).

Gjithashtu konstaton se secili prej komisioneve nuk ka arritur ende të ketë produkt ligjor dhe institucional. Një tjetër problematikë që ngrihet është se ligjërimi politik parlamentar vijon të jetë i ngarkuar dhe i personalizuar, në disa raste edhe denigrues mbi bazë gjinore, moshore dhe politike.

Kjo krijon pengesë serioze në qëllimin e Kuvendit për rritjen e besimit publik, të integritetit dhe të llogaridhënies. 

Ndaj dhe rekomandimi i autorëve të raportit është që Kuvendi duhet të investojë më shumë në rritjen e klimës së besimit politik midis mazhorancës dhe opozitës për prioritetet politike e legjislative të vendit, siç janë reforma zgjedhore, ndryshimet kushtetuese, zgjedhja e Presidentit të Republikës, reforma në drejtësi dhe kriteret e procesit të integrimit.

Sa i përket aktivitetit të deputetëve në raport thuhet se nivelin më të lartë të efikasitetit ishin Jorida  Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS), ndërkohë që 18 deputetë nuk ishin aktiv në  komisione dhe as në seanca plenare.

Në nivel grupesh, deputetët e PD patën koefiçientin më të lartë të efikasitetit (36%), ndjekur nga deputetët e LSI (34%) dhe më pas ata të PS (33%).  Të ndarë sipas gjinive, gratë deputete ishin shumë më aktive, sesa deputetët meshkuj.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit