Flash News

E-TJERA

Raporti për Butrintin, Tare: Shumë shpejt do të votohet edhe një dokument tjetër nga UNESCO

Raporti për Butrintin, Tare: Shumë shpejt do të votohet edhe

Studiuesi Auron Tare foli për raportin e  UNESCO-s për Butrinit, të cilin qeveria e ka mbajtur të fshehur.

I ftuar në Ora Neës, Tare thotë se fakti që nuk është bërë publik dhe nuk i është dhënë gjykatës kushtetuese, tregon se ka pasur një problem të rëndësishëm.

Ai shtoi se shumë shpejt do të votohet edhe një dokument tjetër nga UNESCO-s për mënyrën se si është proceduar për të ndërtuar qendrën e vizitorëve në Butrint nga një firmë private.

Tare: Fakti që ky raporti  UNESCO-s nuk është bërë publik dhe nuk i është dhënë gjykatës kushtetuese, tregon se ka pasur një problem të rëndësishëm me mënyrën se si ata i janë drejtuar shtetit shqiptar, duke thënë se çështja e parkut të Butrintit nuk mund të zgjidhet me  një fondacion privat, por sipas rregullave të konventës së Parisit.

Shumë shpejt do të votohet edhe një dokument tjetër nga UNESCO-s për mënyrën se si është proceduar për të ndërtuar qendrën e vizitorëve në Butrint nga një firmë private. Aty ka kritika se si është konceptuar dhe realizuar kjo gjë dhe mënyrën e bërjes së qendrës së vizitorëve, shpeshherë është folur nga ministria, por UNESCO ka kritikat e veta që janë bërë edhe nga specialistët shqiptarë. Historia e Butrintit nuk mund të interpretohet nga një fondacion privat me 5 veta.

 

                 

Të fundit