Flash News

E-TJERA

Raporti për korrupsionin/ Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria ka ngecur, duhet vullnet politik dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve

Raporti për korrupsionin/ Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria ka

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ka reguar mbi raportin e “Transparency International”, që tregonte se situata me korrupsionin në Shqipëri ishte përkeqësuar.

Ai vë theksin te mungesa e përparimit, duke nënvizuar se Shqipëria nuk po jep sinjale positive për investitorët. Jaço shkruan se Shqipëria ka ngecur në progresin ndaj luftës kundër korrupsionit.

Gjithashtu thekson se nuk ka më kohë për të humbur, duke kërkuar vullnet politik institucional dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve kundër këtij fenomeni.

Jaço thotë se Dhoma Amerikane ka parashtruar rëndësinë e ngritjes së një mekanizmi anti-korrupsion me masa ndëshkimore legjislative për zyrtarët e korruptuar, si dhe për krijimin e hapësirës për përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në denoncimin e rasteve korruptive.

“Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve por as po zhvillon potencialet e saj.

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet”, shkruan ndër të tjera Jaço.

Të fundit