Flash News

E-TJERA

Raporti për "Qeverisjen e Mirë": Shqipëria 'çalon' te politikat dhe ligjet e qëndrueshme

Raporti për "Qeverisjen e Mirë": Shqipëria

Shqipëria renditet në vendin e 51-të në Indeksin e Qeverisjes së Mirë për vitin 2023. Indeksi i publikuar nga “Instituti i Qeverisjes Chandler” mat aftësitë dhe efektivitetin e 104 qeverive të globit.

Sipas të dhënave të raportit, vendi ynë renditet në një pozision pozitiv nga 104 vende të botës të cilat janë marrë në studim nga Instituti “Chandler”.

Sa i përket pozicionit krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet midis. Pozicionin më të mirë e mban Serbia në vendin e 43-të, pasuar nga Mali i Zi e 49-ta, Shqipëria e 51-ta, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 59-të dhe e fundit është Bosnje-Hercegovina e cila renditet në pozicionin e 83-të.

Raporti për "Qeverisjen e Mirë": Shqipëria

Vlerësimi i përgjithshëm i raportit ngrihet mbi shtatë indikatorë: drejtimi, politikat dhe ligjet, institucionet e forta, politikat financiare, tregu, reputacioni dhe ndikimi global që ka ai shtet.

Duke analizuar secilin nga indikatorët e lartpërmendur, Shqipëria rezulton të ketë performuar më mirë shtyllës që lidhet me institucionet dhe mbështetjen ndaj qytetarëve, duke u renditur për secilën shtyllë në vendin e 45-të.

Shqipëria ‘ngec’ në renditje sa i përket politikave dhe ligjeve të qëndrusehme, shtylla të cilat e rendition në vendin e 67-të. Një pozicion jo pozitiv, vendi ynë mban edhe për menaxhimin financiar i cili e rendit në vendin e 65-të nga 104.

Sa i përket influencës ndërkombëtare dhe politikat e jashtme Shqipëria renditet në vend të 64-ët.

Të fundit