Flash News

E-TJERA

Raporti për turizmin 2023, OKB "nuk ia njeh" Shqipërisë 10 milionë turistët

Raporti për turizmin 2023, OKB "nuk ia njeh" Shqipërisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka publikuar të dhënat nga barometri për turizmin e vitit 2023.

Siç duket edhe nga lista e 20 vendeve me performancën më të mirë, e publikuar nga “UN Tourism” në Instagram, kreun e mban Serbia me +79% në rritje.

Pas saj renditet Pakistani, Turqia, e Rumania. Vendet e mëdha të Evropës si Spanja, Italia dhe Franca renditen mes 10 vendeve të fundit.

Në listë mungon Shqipëria, edhe pse kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vazhdimisht dyndjen e turistëve në vendin tonë. Pak para Vitit të Ri, kryeministri reklamoi me krenari turizmin duke bërtitur me bujë se tashmë Shqipëria, kushte kapur një shifër rekord prej 10 milionë turistë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UN Tourism (@unwto)

Raporti i prezantuar nga shifrat e OKB tregon të kundërtën. Madje, nga vendet e Ballkanit e vetmja në listë me performancën më të mirë për turizmin gjatë vitit 2023, është Shqipëria.

Mesa duket, dyndja e turistëve për OKB-në nuk llogaritet si një “boom”, sikurse e cilëson qeveria.

Të fundit